Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
E premte intriguese në aspektin e dashurisë. Në punë, hidhini një sy situatës nga afër, një projekt i vjetër mund të vazhdojë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Hënen nuk e keni më kundër, por këtë të premte do të kaloni një dashuri të ekuilibruar. Nuk keni më tronditje dhe të papritura. Për sa i përket punës, gjithçka është e ngadaltë dhe ndiheni të plogësht.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri duhet të jetoni gjithçka me kujdes gjatë kësaj të premte. Sa i përket punës, mërzia do mbizotërojë në zyrë, por mundohuni të ndryshoni drejtim. Ju duhet një kthesë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Priten disa ndjenja të këndshme në dashuri. Mos hapni tema të reja pune nëse nuk jeni plotësisht të sigurt se do t’i fitoni.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Nëse jeni të interesuar për dikë, vini bast këtë të premte. Merrni kohë për të vlerësuar situatën tuaj të punës. Mënjanoni diskutimet dhe shijoni funjavën.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Shmangni provokimet, mos diskutoni gjithçka me të gjithë. Hëna në të kundërt do sjellë disa vështirësi në dashuri. Sa i përket punës, ata që kanë biznesin e tyre i kanë yjet në favor.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Ju pret një ditë e mirë, por në dashuri mos i mendoni problemet e vjetra. Sa i përket punës, do të dëshironit të kishit gjithçka nën kontroll, flisni nëse ka diçka që nuk shkon.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Yjet i keni në anën tuaj. Ditë e mirë për të rikuperuar një ndjenjë dhe për t’iu rikthyer dashurisë. Gjërat që do të ndërmerrni gjatë kësaj të premte në punë do ju ecin mirë. Guxim!
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Yjet nuk i keni në favorin tuaj të dashurisë. Kujdes! Nëse ka një marrëdhënie që nuk funksionon, do të ketë mosmarrëveshje. Grindjet mundohuni t’i shmangni ose sqaroni menjëherë mosmarrëveshjet. Në punë mund të mos ju punohet, kryeni detyrat tuaja dhe mos mendoni për asgjë të re.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ndjenjat që përjetoni tani në dashuri janë të forta dhe të rëndësishme, mos i lini të ikin. Në punë, mos mbani mëri dhe urrejtje ndaj dikujt. Qetësohuni!
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri është më mirë se më parë, planeti i Marsit është në një aspekt interesant. Sa i përket punës, përpiquni të planifikoni gjithçka menjëherë. Rendi dhe saktësia do t’ju ndihmojnë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Këtë të premte në dashuri duhet të keni durim dhe t’i merrni gjërat me qetësi. Për sa i përket punës, nuk do të merrni menjëherë përgjigjet që prisni. Durim!