Nga Evanthi PANGO
Në hapje, dëgjon muzikë rrok, e të shkon mendja të revolucioni, rebelët e sistemit dhe një energji rinore të përfshin trupin. Epo shyqyr thua, mos e ka seriozisht Sali Berisha që thotë do u hapë rrugën të rinjve. Vazhdon na gënjen mendja, ne popullit!
Pastaj, rradhë pas rradhe, të strukturuar, fillojnë fjalimet, që se kush u ka thënë silluni si konservatorë se diku do dilni. Se ku as ata vetë se dinë, të tërë përdorin të njëjtin intonacion, të tërë me këmishë “konservatore” e përpiqen të flasin për revolucion. Çudi e madhe!
Duket sikur ajo që është organizuar, nuk pasqyron interesat e atyre që janë shesh dhe të atyre që do të donin të ishin. Po, po do të donin! Por jo sepse nuk u bëhet vonë, siç thonë “konservatorët e rikthyer”, që sot “rrëzojnë” Ramën, që duhet të ishte rrëzuar pa Rilindur.
Por, sepse duket që një metodë e “xhaketave të vjetra” po i ndalon, po i step, nuk po i përfaqëson. Për çfarë në fund të fundit? Se është bërë një podium me sfond konservator blu e kuq në shesh?
Apo se po projektojnë në mendjen e tyre se kush do të rikthehej në pushtet po të realizonin në këtë moment rrëzimin e Ramës? Mos e thëntë Zoti! Prapë ata, të njëjtët, Sali Berisha dhe njerëzit e tij!
Më kujtoni, në ç’vit jemi? Në 1992 e “pardesyve të bardha”? Apo në 2022? Me siguri tek ky i fundit, se metoda ka ndryshuar, është bërë më Amerikane, konservatore Amerikane, konservatore Shqiptare më falni!
Por ç’e do drejtojnë ujqërit e vjetër, që u janë regjur emocionet e tashmë përdorin emocionet e të tjerëve!
Po mua ç’më duhet?
Për arsyet e mësipërme me plot gojën them, Ç’më duhet mua???
Neve popullit…ç’na duhet neve???